DYLON

Ministri Maqedonci priti në takim ambasadorin  Minxhozi

Ministri Maqedonci priti në takim ambasadorin  Minxhozi
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të shoqëruar nga atasheu i mbrojtjes, kolonel Altin Kurti.

Fillimisht ambasadori Minxhozi i uroi ministrit Maqedonci detyrën dhe më pas temë kryesore e diskutimit ishte në lidhje me realizimin e planit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

EkoHigjiena

“Bashkëpunimi i fuqishëm në mes dy shteteve tona përveç interes i përbashkët kombëtar, është edhe interes shumë i lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe më gjerë.

Kjo dhe është arsyeja që gjatë vitit 2022 numri i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e mbrojtjes është rritur për 96 për qind, pra, pothuajse është dyfishuar në raport me vitin 2019”, theksoi ministri Maqedonci me këtë rast.

Ministri Maqedonci dhe ambasadori Minxhozi theksuan po ashtu se ky bashkëpunim do të thellohet më tej, ngase përveçse jemi një komb, mbështesim po të njëjtat vlera demokratike perëndimore e synime për të ardhmen. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.