DYLON

Ministri Maqedonci po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes në Stamboll

Ministri Maqedonci po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes në Stamboll
Avatar photo Redaksia

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF) që ka nisur sot në Stamboll.

Me këtë rast, ministri Maqedonci ka zhvilluar takime me përfaqësues të kompanive të specializuara në prodhimin e pajisjeve ushtarake, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe eksplorimit të mundësive për furnizimin e ushtrisë së Kosovës me teknologji moderne dhe efikase.

EkoHigjiena

Ai theksoi se ky panair përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, duke mbledhur figura të larta shtetërore të Turqisë, ministra të mbrojtjes nga shtetet anëtare të NATO-s dhe vende partnere nga e gjithë bota.

“Pjesëmarrja në këtë panair ofron një platformë të vlefshme për avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve mbrojtëse të Republikës së Kosovës”, u shpreh ministri Maqedonci.

Ky angazhim përfaqëson një hap konkret drejt përmirësimit të kapaciteteve logjistike dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në funksion të forcimit të sigurisë kombëtare përmes investimeve strategjike dhe bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.