DYLON

Ministri Maqedonci po merr pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2025”

Ministri Maqedonci po merr pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2025”
Avatar photo Redaksia

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në shënimin e 250-vjetorit të themelimit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë Amerikane (AUSA), po merr pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2025”, që po zhvillohet në Uashington D.C., me pjesëmarrjen e 92 përfaqësuesve të vendeve të botës.

Panairi AUSA-së, i organizuar në kryeqytetin amerikan në Uashington D.C., është një platformë strategjike që bashkon udhëheqësit më të lartë ushtarakë, inovatorët e industrisë së mbrojtjes, politikbërësit dhe delegacionet ndërkombëtare në një takim vjetor.

EkoHigjiena

Ngjarja, e cila do të zgjasë tre ditë, ofron mundësi të rëndësishme për të eksploruar teknologjitë më të avancuara ushtarake dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes me synim shqyrtimin e mundësive për zhvillimin e mëtejshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me nevojat, prioritetet dhe standardet bashkëkohore të mbrojtjes. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.