DYLON

Ministri Maqedonci mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Ministri Maqedonci mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Avatar photo Redaksia

Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Pirro Vengu, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në ceremoninë zyrtare të diplomimit të kadetëve në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Në këtë gjeneratë diplomuan me sukses edhe pesë kadetë nga Kosova, të cilët do të vazhdojnë shërbimin e tyre si oficerë në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Ministri Maqedonci falënderoi homologun e tij, z.Vengu, për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërinstitucional.

Me mbështetjen e ministrit Pirro Vengu dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Arben Kingji, është bërë e mundur që për vitin e ardhshëm të katërfishohet numri i kadetëve nga Kosova që do të ndjekin studimet në këtë akademi prestigjioze. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.