DYLON

Ministri Maqedonci mirëpriti në takim Komandantin e Forcave Tokësore të Turqisë, gjeneralin Tokel

Ministri Maqedonci mirëpriti në takim Komandantin e Forcave Tokësore të Turqisë, gjeneralin Tokel
Avatar photo Redaksia

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim Komandantin e Forcave Tokësore të Turqisë, gjeneral Metin Tokel, me të cilin zhvilloi biseda rreth thellimit të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.

Gjatë takimit, u diskutua për avancimin e trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, forcimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, si dhe mundësitë për prokurime të ardhshme ushtarake, në përputhje me nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zhvillimet bashkëkohore teknologjike.

EkoHigjiena

Ministri Maqedonci falënderoi gjeneral Tokelin për kontributin e vazhdueshëm të trupave turke në kuadër të misionit të KFOR-it, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për paqen, sigurinë dhe zhvillimin e Kosovës.

Turqia do të mbetet një partner strategjik dhe i çmuar për shtetin tonë, thuhet në njofitmi ne Ministrisë së Mbrojtjes.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.