DYLON

Ministri Maqedonci, folës në panelin me temë: “Impakti financiar i Sigurisë Kibernetike – investim apo shpenzim i domosdoshëm”

Ministri Maqedonci, folës në panelin me temë: “Impakti financiar i Sigurisë Kibernetike – investim apo shpenzim i domosdoshëm”
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, mori pjesë si folës në panelin me temën “Impakti financiar i Sigurisë Kibernetike – investim apo shpenzim i domosdoshëm”.

Në fjalën e tij, ministri Maqedonci theksoi se siguria kibernetike duhet trajtuar jo thjesht si shpenzim, por si investim strategjik në të ardhmen, që garanton mbrojtjen e infrastrukturës kritike, ruajtjen e të dhënave, funksionimin e institucioneve dhe besimin publik në sistemet digjitale.

EkoHigjiena

“Çdo euro e investuar në mbrojtjen kibernetike është investim në stabilitet, zhvillim ekonomik dhe siguri kombëtare”, tha mes tjerash ai.

Duke e konsideruar sigurinë kibernetike si kërcënim real dhe permanent, ministri theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional me Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka ndërmarrë hapa konkretë drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Më tej, ai rikujtoi se siguria kibernetike është përfshirë si pjesë integrale në Strategjinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, si dhe në Strategjinë për Mbrojtje Kibernetike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Në këtë kuadër, ministri përmendi se në mars të vitit të kaluar është themeluar Qendra Trajnuese për Siguri Kibernetike, si dhe është formuar Njësia Kibernetike në kuadër të FSK-së – dy nisma kyçe që dëshmojnë përkushtimin institucional për zhvillimin e kapaciteteve profesionale, teknike dhe operacionale për mbrojtjen e vendit në hapësirën digjitale.

Në përmbyllje të fjalës së tij, ministri Maqedonci potencoi se forcimi i sigurisë kibernetike nuk është vetëm detyrim institucional, por edhe domosdoshmëri kombëtare për garantimin e një të ardhmeje të sigurt, të qëndrueshme dhe të mbrojtur për qytetarët dhe vendin tonë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.