DYLON

Ministri Maqedonci filloi vizitën zyrtare në SHBA

Ministri Maqedonci filloi vizitën zyrtare në SHBA
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka filluar vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një ceremoni të veçantë në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, ku prehen të rënët e forcave të armatosura amerikane.

Bashkë me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ministri Maqedonci vendosi një kurorë lule pranë varrit të ushtarit të panjohur, duke nderuar sakrificën dhe kontributin e forcave amerikane në mbrojtjen e vlerave të lirisë.

EkoHigjiena

Ky akt solemn shënoi fillimin e një vizite që do të kulmojë me konsultimet bilaterale të mbrojtjes, ku do të përcaktohen prioritetet e ardhshme të bashkëpunimit në këtë fushë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Forcimi i marrëdhënieve dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mbetet një prioritet strategjik për Republikën e Kosovës, në funksion të sigurisë dhe stabilitetit rajonal. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.