DYLON

Ministri Maqedonci e dekoroi me medalje për “Shërbim të shquar”, pronarin e kompanisë “Baykar”, Haluk Bayraktar

Ministri Maqedonci e dekoroi me medalje për “Shërbim të shquar”, pronarin e kompanisë “Baykar”, Haluk Bayraktar
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe zëvendësministri Shemsi Syla, kanë pritur sot në takim pronarin e kompanisë “Baykar”, Haluk Bayraktar, si dhe ambasadorin e Republikës së Turqisë, Sabri Tunç Angili.

Ministri Maqedonci tha se bashkëpunimi me kompaninë “Baykar” është kthyer në kryefjalën e teknologjisë ushtarake dhe diskutoi për projektet e radhës në të cilat do të investohet, duke u dakorduar me z.Bayraktar se ky bashkëpunim të zgjerohet përtej blerjeve.

EkoHigjiena

Ndërsa, Gjeneral Jashari në këtë takim u shpreh se përmes prodhimeve të blera nga kompania “Baykar”, FSK tani mund të ushtrojë misionin e saj në nivelin që garanton mbrojtje territoriale dhe siguri.

Për vullnetin e gatishmërinë që kjo kompani dhe Republika e Turqisë ka shfaqur për bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, ministri Maqedonci e dekoroi z. Bayraktar me medalje për “Shërbim të Shquar”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.