DYLON

Ministri Maqedonci dhe Gjeneral Jashari pritën në takim ekipin e ISG nga SHBA

Ministri Maqedonci dhe Gjeneral Jashari pritën në takim ekipin e ISG nga SHBA
Avatar photo Redaksia

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me zyrtarë dhe oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, pritën sot në takim ekipin e International Security Governance (ISG) nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky ekip të qëndroi në Kosovë në mbështetje të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së për ushtrimin në tavolinë (Top Table Excercise – TTX) për fushën e logjistikës.

EkoHigjiena

“Nga ekipi i ISG-së dhe FSK-së u njoftuam për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Të dalurat e këtij ushtrimi do të analizohen në të gjitha nivelet dhe do të zbatohen nga linjat përkatëse të MM-së dhe FSK-së”, theksoi mes tjerash ministri Maqedonci.

Ekipi i angazhuar nga Qeveria e SHBA-së ka rol këshillues dhe përgjatë disa viteve ka ofruar ndihmesë të jashtëzakonshme në zhvillimin e Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.