DYLON

Ministri Maqedonci dekoroi me medalje pjesëtarët e FSK-së, pjesëmarrës në operacionin ndërkombëtar “Interflex”

Ministri Maqedonci dekoroi me medalje pjesëtarët e FSK-së, pjesëmarrës në operacionin ndërkombëtar “Interflex”
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim pjesëtarët e FSK-së, të cilët ishin pjesë e kontingjentit pjesëmarrës në operacionin ndërkombëtar “Interflex”.

Me këtë rast, për performancën e jashtëzakonshme dhe kontributin e dhënë në kuadër të operacionit “Interflex”, ministri i dekoroi ata me medalje për “Pjesëmarrje në Operacione Ndërkombëtare” .

EkoHigjiena

Ministri shprehu mirënjohje për ushtarakët, që me profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë shërbimit në këtë operacion përfaqësuan denjësisht Republikën e Kosovës.

“Në këto periudhë, mbështetja ofruar Ukrainës është qenësore që përballë agresorit e drejta të triumfojë”, theksoi ministri Maqedonci.

Në këtë operacion ushtarakët e FSK-së për gjashtë muaj me radhë përkrah ushtrisë britanike dhe dymbëdhjetë shteteve të tjera pjesëmarrëse ofruan trajnime për Forcat e Armatosura Ukrainase, në nivelin taktik e luftarak.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.