DYLON

Ministri Maqdonci mirëpret Shefin e Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, gjeneral brigade Gulmezoglu

Ministri Maqdonci mirëpret Shefin e Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, gjeneral brigade Gulmezoglu
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga Shefi i Stafit të Shtabit të FSK-së, gjeneral brigade, Ilir Qeriqi dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë tjerë të MM/FSK, priti sot në takim Shefin e Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, gjeneral brigade Omer Nafiz Gulmezoglu, të shoqëruar nga zyrtarë dhe oficerë të lartë të Turqisë.

Ministri Maqedonci e falënderoi gjeneralin Gulmezoglu për mbështetjen e pakursyer të Republikës së Turqisë nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës, në veçanti në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe shprehi vullnetin e fuqishëm për vazhdimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi të ngushtë në mes të të dyja vendeve.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, gjenerali Gulmezoglu e falënderoi ministrin Maqedonci për pritjen miqësore dhe vuri në dukje se Turqia gjithmonë do ta mbështesë Kosovën në arritjen e qëllimeve të saj strategjike.

Gjithashtu, gjenerali Gulmezoglu pohoi se Republika e Turqisë është e interesuar dhe angazhohet në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë e në rajon dhe se kjo më së miri dëshmohet me prezencën e trupave turke në kuadër të KFOR-it.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.