Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori i Arsimit në Viti, Basri Aliu kanë pritur sot në takim Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, bashkë me kryetaren e Komisionit Parlamentar për Arsim, Valentina Bunjaku-Rexhepi.
Gjatë këtij takim në veçanti është folur për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 konform rekomandimeve të ekspertëve shkaku i pandemisë nga COVID-19 duke ruajtur shëndetin publik.
Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e njoftoj Ministrin e Arsimit për nevojën që objekti i ri i shkollës fillore të mesme të ulët ” Halil Alidema” në Pozheran të përfundojë sa më parë, pasi që objekti i vjetër nuk plotëson kushtet e sigurisë për mbarëvajtjen të mësimit.
Kurse Ministri Likaj, theksoi se ata po shikojnë të gjitha mundësitë për fillimin e vitit të ri shkollor duke potencuar se kjo do të bëhet sipas rekomandimeve të IKSHPK-së duke ruajtur shëndetin publik.
Ai bëri me dije se ata do të dalin së shpejti me një vendim përfundimtar për këtë çështje.
Gjithashtu Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë, posedon edhe objektin e vjetër të shkollës së Mesme Profesionale “ Jonuz Zejnullahu” në Viti i cili me një rivitalizim të mirëfilltë do të mund të ju shërbej edukimit dhe arsimit duke treguar mbi propozimet e qeverisë Haliti për ri funksionalizmin. Për të bërë këtë, sipas tij, komunës ju duhet përkrahje financiare nga niveli qendror.
Kreu i kësaj komune potencoi se ata kanë punuar shumë në rititalizimin e objekteve shkollore por paraqiti edhe nevojat për mjetet e konkretizimit.
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Arsim, Valentina Bunjaku e përgëzoi kryetarin Haliti, për punën e mirë në fushën e arsimit, në veçanti në kohën e fundit të mbarëvajtjes së mësimit në distancë shkaku i pandemisë.
Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, i njoftoi mysafiret mbi parapërgatitjet e kësaj drejtori dhe komunës për fillimin e procesit mësimor por edhe mbi përgatitjet për testet që pritet të mbahen me mjete mbrojtëse.