DYLON

Ministri Lekaj priti në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

Ministri Lekaj priti në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova
Avatar photo Redaksia

Sot, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti në takim shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, të cilën e ka informuar për projektet aktuale të ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të Republikës së Kosovës dhe për ato në të ardhmen lidhur me agjendën e konektivitetit për projektet ndërkufitare.

Ministri Lekaj ka diskutuar me Apostolovën edhe për takimin e mbajtur në Sofje në mes ministrave të vendeve të rajonit dhe për përgatitjet për Samitin e Sofjes që do të mbahet në muajin maj, me temë kryesore transportin.

Ndërkaç, gjatë këtij takimi i bisedua edhe për zhvillimet aktuale e politike në vend për prcesin e liberalizimit të vizave, si një çështje e rëndësishme dhe që i bënë qytetarët e Kosovës së barabartë me të gjithë qytetarët e rajonit dhe më gjerë.

EkoHigjiena

Znj. Apostolova e konfirmoi se Bashkimi Evropian është shumë i angazhuar në agjendën e konektivitetit, në mënyrë që të krijohen lidhje dhe korridore ndërkufitare në mes vendeve dhe për të cilat ka mundësi financimi përmes instrumenteve financiare të BE-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.