DYLON

Ministri Lekaj priti në takim ambasadorin gjerman në Kosovë Christian Heldt

Ministri Lekaj priti në takim ambasadorin gjerman në Kosovë  Christian Heldt
Avatar photo Redaksia

Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Ministri Lekaj fillimisht e falenderoi ambasadorin për viziten dhe tha se miqtë gjermanë per ne kanë domethenie të madhe, sepse janë udhërrefyes të mirë të punës, mirëqenies dhe rezistencës, prandaj edhe pse jemi shtet i ri, ne kemi nevojë për praktika të shteteve si Gjermania.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, ministri Lekaj e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta, të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, si në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në transportin ajror.

EkoHigjiena

Në fjalën e tij ambasadori gjerman e përgëzoi ministrin Lekaj për detyrën e re si ministër i Infrastrukturës. Ai njëkohësisht tha se është i impresionuar me autostradën Kosovë – Shqipëri, “Ibrahim Rugova”, ndërsa përshtypjet të mira tha se kishte veçanërisht nga Gjakova e cila pas luftës është rimëkëmbur shpejt.

Në fund takimit, ministri Lekaj dhe ambasadori gjerman Christian Heldt u dakorduan që të gjenden format më të përshtatshme për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.