DYLON

Ministri Lekaj priti në një takim ambasadorin Ruairi O’ Connel

Ministri Lekaj priti në një takim ambasadorin Ruairi O’ Connel
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në një takim njohës, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë,Ruairi O’ Connel. Ministri Lekaj, fillimisht e falenderoi ambasadorin O’ Connel për vizitën e tij.

“ Më vjen mirë z. ambasador që takohemi veq për të mirë dhe bashkë punime, ndër të tjera e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta të cilat janë duke u realizuar dhe ato që kanë ngecur për t’u realizuar, si në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në transportin ajror”, tha Lekaj.

Sipas ministrit Lekaj, në Ministrinë e Infrastrukturës është duke punuar edhe në zhvillimin e projekteve që kanë të bëjnë me Hekurudhat e Kosovës.

EkoHigjiena

Ndërsa, tek projektet rrugore, tha se po punohet që projektet e filluara të realizohen sipas planit dinamik të këtyre projekteve. Gjatë këtij takimi po ashtu u bisedua edhe për zhvillimin e transportit rrugor, konkretisht autostradave si dhe për atë hekurudhor.

Ndërsa, ambasadori O’ Connel e përgëzoi ministrin Lekaj, për detyrën re si ministër i Infrastrukturës. Ambasadori tha se ne jemi ne përgaditje të Samitit të Berlinit, ku presim që se bashku të listojmë projektet e kësaj ministrie që do te prezantohen në këtë samit kanë përvojat e duhura.

Në fund të këtij takimi, ministri Lekaj dhe ambasadori O’ Connel, u dakorduan që të gjendet forma më të mira për të thelluar bashkëpunimin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.