DYLON

Ministri Lekaj priti ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç

Ministri Lekaj priti ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka takuar sot Ambasadoren e Turqisë të akredituar në Kosovë, Kivilicim Kiliç. Gjatë këtij takimi njohës, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm mes Kosovës dhe Turqisë.

Fillimisht ambasadorja Kiliç e uroi ministrin Lekaj për detyrën e re si ministër.

Ndërsa, ministri Lekaj falenderoi ambasadoren Kiliç për vizitën e saj në Ministrinë e Infrastrukturës, si dhe për projektet që ka realizuar Turqia në Kosovë.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi ministri Lekaj e njoftoi ambasadoren me projektet të cilat janë duke u zhvilluar në Ministrinë e Infrastrukturës. Ministri Lekaj tha se do të punojmë që të realizojmë projekte me rëndësi për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ndërsa, ambasadorja Kiliç vlerësoi se Turqia është e gatshme që të investojë në Kosovë, në projektet të cilat do të jenë në interesin e shtetit të Kosovës. Ne dëshirojmë të shohim Kosovën si një vend i cili ka arritur zhvillimin ekonomik, tha Kiliç.

Në fund të këtij takimi Lekaj-Kiliç, u vendos që të thellohet edhe më tutje bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Turqisë, në të gjitha fushat e veçanërisht ekonomi. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.