Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, me bashkëpunëtorë ka pritur në një takim delegacionin e përbërë nga Drejtori i Divizioni të Komunikacionit rrugor në Policinë e Kosovës, Kolonel Sheremet Ahmeti dhe Drejtori i Drejtorisë për Preventivë në Komunikacionin rrugor, Major Jeton Rexhepi.
Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës në ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor, ku të dy këto institucione kanë rol të rëndësisëm.
Ministri Lekaj ka falenderuar Kolonel Ahmetin dhe Major Rexhepin për vizitën dhe për përkushtimin e tyre që siguria në trafikun rrugor të nritet në nivele më të larta në të ardhmen, duke ofruar bahkëpunim të ngushtë nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, përkitazi me mundësitë e saj në këtë drejtim.
“Ne jemi të përkushtuar që të punojmë bashkarisht në ngritjen e sigurisë rrugore dhe përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës në funksion të sigurisë rrugore, gjë të cilën edhe jemi duke e bërë tashmë, sepse qytetarët presin nga ne shërbime dhe ofrim të sigurisë sa më të lartë dhe në harmoni me legjislacionin dhe mundësitë buxhetore që i kemi”, ka thënë ministri Lekaj.
Ndërkaq Kolonel Sheremet Ahmeti ka falenderuar ministrin Lekaj për pritjen dhe për gadishmërinë që bashkarisht të punojnë në ngritjen e sigurisë në trafik, për të gjithë qytetarët e vendit. Njëherit Kolonel Ahmeti e ka njoftuar ministrin edhe për trendet e fundit sa i përket sigurisë rrugore dhe ku nevoitet edhe ndihma e Ministrisë së Infrastrukturës në mënyrë që trendi i rritjes së aksidenteve me fatalitet të ndalet dhe të shënoj rënje.
“Ministria e Infrastrukturës është një nga dikasteret kyçe që mund të ndikoi në ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe këtu kërkojmë mbështetjen tuaj si ministri. Po përmend këtu disa fusha ku na nevoitet ndihma juaj, si: sinjalizimi në rrugë dhe rreth punimeve në akset rrugore, monitorimi i sigurisë me mjete teknike që do të ndikonte edhe në zbulimin e aksidenteve pa autorë, transporti publik dhe fenomeni i transportit ilegal si dhe bashkëpunimi në vlerësimin e rrugëve në aspektin e sigurisë para se ato të lëshohen në qarkullim, ku bashkëpunimi ynë në këto fusha do të krijonte siguri më të madhe për qytetarët tanë”, ka thënë Kolonel Ahmeti.
Në fund të takimit ministri Lekaj e ka siguruar Kolonel Ahmetin se bashkëpunimi nuk do të mungoj dhe se ai duhet të jetë reciprok dhe efektiv ndërmejt dy institucioneve që t’u ipet zgjidhje këtyre ngecjeve, në mënyrë që të ofrohen shërbime dhe siguri maksimale në trafikun rrugor.