DYLON

Ministri Latifi takon drejtorët e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare

Ministri Latifi takon drejtorët e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi me bashkëpunëtorë zhvilluan sot një takim me drejtorët e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare lidhur me zbatimin e konceptit të Mjekësisë familjare në kuadër të Kujdesit parësor Shëndetësor.

Ministri Latifi ka falënderuar punonjësit e Kujdesit Parësor Shëndetësor për angazhimin gjatë COVID-19 dhe në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ndërsa drejtuesve të QKMF-ve u ka shprehur mbështetjen e MSh-së për realizimin e objektivave të punës me qëllim që qytetarëve t’u ofrohen shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta.

EkoHigjiena

Në këtë takim janë trajtuar tema si zonimi, lista e pacientëve, përdorimi I telemjekësisë në shërbimet shëndetësore të Kujdesit Parësor dhe ndërlidhje me nivelet e tjera, përdorimi i ueb aplikacionit në kuadër të Sistemit të Informimit Shëndetësor, furnizimi me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale, vaksinimi dhe tema të tjera.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.