DYLON

Ministri Kujtim Shala priti ambasadorin e Sllovenisë

Avatar photo Redaksia

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka pritur sot në një takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Ndërmjet ministrit Shala dhe ambasadorit Miljan Majhen u bisedua veçmas për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e bibliotekave publike.

EkoHigjiena

Ministri Shala e falënderoi ambasadorin Majhen për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë Kosovës dhe u shpreh se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më të ardhmen.

Ndërsa ambasadori Majhen po ashtu u shpreh se Sllovenia është e përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me MKRS-në në fushat me interes të përbashkët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.