DYLON

Ministri Kuçi pranon mbështetje për konkludim të MSA-së dhe liberalizim të vizave

Avatar photo Redaksia

Me ftesë të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi ka vazhduar takimet me zyrtarë të lartë të këtij vendi. Ministri Kuçi ka takuar Drejtorin për Evropë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Appleby. Të dy palët kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Diskutimi është përqendruar në arritjet në fuqizimin e sundimit të ligjit përmes reformave të vazhdueshme, në procesin e përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave, si dhe në konkludimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ministri Kuçi ka vlerësuar lartë mbështetjen e ofruar gjatë takimit në konkludimin sa më të shpejtë të MSA-së dhe sigurimin sa më të shpejtë të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

EkoHigjiena

Ministri Kuçi po qëndron në Londër me ftesë të Ministrit të Drejtësisë së Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit ligjor në Angli dhe Uells në Pallatin e Westminster. Samiti mbledh krerët e drejtësisë në botë, duke përfshirë këtu ministra të drejtësisë të Evropës dhe botës, gjyqtarë të gjykatave ndërkombëtare, avokatë e kontribuues të shquar të drejtësisë në botë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.