DYLON

Ministri Krasniqi takon përfaqësuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën Ruud Vermeulen

Ministri Krasniqi takon përfaqësuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën Ruud Vermeulen
Avatar photo Redaksia

Ministri i Financave Agim Krasniqi, sot zhvilloj takim me përfaqësuesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën Ruud Vermeulen. Në këtë takim u diskutua për trendet e politikës fiskale dhe ekonomike, si dhe për ekzekutimin e buxhetit të vitit 2017.

Ministri Krasniqi dhe z. Vermeulen ndanë shqetësimin e përbashkët se vonesa në konstituimin e institucioneve të reja po shkakton sfida në vazhdimin e reformave të nevojshme fiskale, përfshirë këtu edhe reformën e skemave përfituese të veteranëve të luftës.

Gjatë takimit, Ministri Krasniqi theksoj përkushtimin e Ministrisë së Financave për përmbushjen e obligimeve të Kosovës si anëtare e FMN-së për të mbarëvajtur stabilitetin makro-financiar. Në këtë drejtim, ai e siguroj përfaqësuesin e FMN-së se Ministria e Financave vazhdon të monitorojë ekzekutimin e shpenzimeve buxhetore në baza ditore për të mbarëvajtur nivelin e lartë të disiplinës fiskale.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.