DYLON

Ministri Ismaili premton mbështetje për QKMF-të dhe forcimin e Kujdesit Primar Shëndetësor

Ministri Ismaili premton mbështetje për QKMF-të dhe forcimin e Kujdesit Primar Shëndetësor
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka takuar sot drejtorët e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në nivel vendi.

Qëllimi i këtij takimi, përveç rolit njoftues me problematikat dhe nevojat e kujdesit primar shëndetësor, ishte edhe krijimi i urave të bashkëpunimit dhe evidentimit të mënyrave se si Ministria do të mundë t’i ndihmojë ato.

Ministri Ismaili tha se përmes forcimit të kujdesit primar do të synohet që shërbimet cilësore të arrijnë sa më afër qytetarëve, pavarësisht vendbanimeve ku ata jetojnë.

EkoHigjiena

Për të arritur deri te këto shërbime, ministri Ismaili ofroi mbështetjen e tij dhe të Ministrisë, kurse kërkoi nga drejtorët e QKMF-ve që të krijojnë një listë të prioriteteve, për të cilat Ministria do të mundë t’u ndihmonte me fonde.

Në anën tjetër, drejtorët e QKMF-ve e vlerësuan fillimin e këtyre takimeve me ministrin Ismaili, përmes të cilave ata thanë se do të arrijnë deri te plotësimi i nevojave të tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.