DYLON

Ministri Ismaili falënderues ndaj mjekëve italian në QKUK

Ministri Ismaili falënderues ndaj mjekëve italian në QKUK
Avatar photo Elife Sherifi

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me ambasadorin Italian, Piero Sardi, vizituan mjekët italianë që po operojnë fëmijët e sëmurë nga zemra në QKUK.

Duke falënderuar mjekët italianë për shërbimin e tyre në operimin e fëmijëve dhe trajnimin e mjekëve kosovarë për këto lloj operimesh, ministri Ismaili tha se kështu po vihen bazat edhe të kardiokirurgjisë pediatrike në Kosovë.

“Me ambasadorin italian, Piero Sardi, vizituam Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK, ku mjekët italianë po u kryejnë operime të ndërlikuara në zemër të rriturve dhe fëmijëve. Jashtëzakonisht falënderues ndaj Italisë për gatishmërinë për të zhvilluar trajnime të rëndësishme për ngritje profesionale të mjekëve tanë.Vënia e bazës për nisjen e operimeve në zemër për fëmijë edhe në Kosovë, është përkushtimi ynë i përbashkët. Me miq të tillë edhe reformat në shëndetësi janë më të lehta”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.