/2L ONLINE/ – Ministri i qeverisë shkon në hotel me sekretareshën e opozitës, në kohën kur ata duhej të ishin në mbledhjen parlamentare e cila është duke u zhvilluar në po atë çast.
Në hotel do të ndodhën gjithashtu edhe: Një detektiv privat-i cili është duke e përcjellë sekretareshën opozitare, sekretari i qeverisë-për ta ndihmuar ministrin, Roni-burri i sekretareshës, Monika- gruaja e ministrit…. krejt këtë mesele e përziejnë akoma më tepër: Drejtori i hotelit, kamerieri, infermierja dhe pastruesja.
Është kjo komedia “Mbledhja n’Parlament”, prodhim i Teatrit të Gjilanit që vije me plot ngjyra emocionesh e situata komike që do të shfaqet sonte, reprizë e radhës, në skenën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit.
Komedia “Mbledhja n’Parlament” e Ray (Raymond George Alfred) Cooney-t në regji të Ekrem Sopit vije në skenë me aktorët: Avni Shkodra, Alban Shahiqi, Njomëza Kalaveshi, Tringa Hasani, Artan Selimi, Naser Zymberi, Gëzim Bucolli, Egzona Salihu, Rexhep Maloku e Gyner Halili.
Shfaqja fillon në ora 19:00. /2L ONLINE/