DYLON

Ministri i Punëve të Brendshme viziton Gjilanin, takon të parin e komunës

Ministri i Punëve të Brendshme viziton Gjilanin, takon të parin e komunës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Elbasan Shabani, këshilltarë komunalë e zyrtarë tjerë kanë prit ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Bashkë me ministrin dhe dy ekipet, diskutuam nga afër për çështjet e sigurisë, rendit publik dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, në funksion të rritjes së sigurisë për qytetarët tanë”, tha kryetari Hyseni.

EkoHigjiena

Ai theksoi se është diskutuar edhe për çështjet që prekin banorët e Luginës, me fokus të veçantë në adresimin e sfidave dhe përkrahjen institucionale.

“Në bashkëpunim të ngushtë me institucionet qendrore dhe Qeverinë Kurti, mbetemi të përkushtuar që Gjilani të jetë një vend edhe më i sigurt dhe më i mirë për të jetuar”, tha i pari i Gjilanit, Alban Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.