DYLON

Ministri i Punëve të Brendshme takoi Kryetarin e komunës së Bujanocit

Ministri i Punëve të Brendshme takoi Kryetarin e komunës së Bujanocit
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin në mes të MPB-së dhe komunës së Bujanocit, në veçanti për qytetarët e atij rajoni që jetojnë në Kosovë.

Ministri Mustafa vuri në dukje se gjendja e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e mirë dhe po punohet në vazhdimësi që siguria të rritet, që çdo qytetarë i Kosovës pa dallim të ndihet i sigurtë.

Ministri Mustafa e njoftoi kryetarin Kamberi me detajet e Udhëzimit Administrativ që lehtëson marrjen e lejeve të qëndrimit për qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë.

EkoHigjiena

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të zbatohen marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket lëvizjes së lirë, sepse krijimi i lehtësirave të kalimit të kufirit të do t’i shkurtojë pritjet e diasporës sonë dhe pjesës së shqiptarëve që jetojnë në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

Në takim bashkë me kryetarin e Bujanocit, z. Shaip Kamberi, mori pjesë edhe ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, z.Fatmir Matoshi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.