DYLON

Ministri i Punëve të Brendshme priti në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë

Ministri  i Punëve të Brendshme priti në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në këtë takim, ministri Gashi i bëri të ditur znj. Apostolova se prioritet kryesor i Ministrisë së Punëve të Brendshme është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjithashtu, ministri Gashi theksoi se MPB është e përkushtuar për të avancuar më tej bashkëpunimin me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe vazhdimin e angazhimeve për plotësimin e kushteve në procesin e liberalizmit të vizave.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, përfaqësuesja e posaçme e BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova pasi uroi ministrin Gashi për detyrën e re, tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë dhe se është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në plotësimin e kushteve në procesin e integrimit evropian.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.