DYLON

Ministri i Punëve të Brendshme priti në takim njoftues ambasadoren kroate

Ministri i Punëve të Brendshme priti në takim njoftues ambasadoren kroate
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapetanovic. Me këtë rast, ambasadorja kroate i uroi ministrit Gashi pranimin e detyrës së re si ministër i Punëve të Brendshme.

Ministri Gashi e njoftoi ambasadoren Kapetanovic për prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me Republikën e Kroacisë.

Ministri Gashi vuri në dukje se Republika e Kosovës dhe Republika e Kroacisë përtej marrëdhënieve bilaterale që kanë në bashkëpunimin e shkëlqyer, mes dy shteteve ekzistojnë edhe raporte shumë të mira miqësore.

EkoHigjiena

Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi në mes të dyja vendeve në fushën e sigurisë të forcohet, me qëllim të ofrimit të sigurisë për qytetarët e vendit dhe rajonit.

Ndërsa ambasadorja kroate theksoi se shteti i Kroacisë do të vazhdojë përkrahjen e mëtejme për institucionet e Republikës së Kosovës, veçanërisht për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.