DYLON

Ministri i Punëve të Brendshme priti në takim ambasadorin francez

Ministri i Punëve të Brendshme priti në takim ambasadorin francez
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilën diskutuan për bashkëpunimin mes dy shteteve sidomos atë policor.

Me këtë rast ministri Gashi e njoftoi ambasadorin Chabert për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, duke vlerësuar se situata e përgjithshme sigurisë është e qetë dhe stabile. Ai po ashtu vuri në dukje angazhimet që do po bëhen sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa ambasadori i francez vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka ekzistuar mes dy vendeve, sidomos sa i përket bashkëpunimit policor mes dy vendeve.

EkoHigjiena

Në këtë takim u bisedua edhe për procesin e liberalizimit të vizave për përkushtimin e MPB-së në plotësimin e kritereve dhe për menaxhimin pas procesit të liberalizimit të liberalizimit të vizave. Me këtë rast ministri Gashi theksoi se janë bërë përgatitjet e duhura që të njoftohen qytetarët se cilat janë përparësitë dhe përgjegjësitë pas liberalizimit të vizave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.