DYLON

Ministri i Punëve të Brendshme priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim njoftues ambasadorin e Austrisë në Kosovë,  Gernot Pfandler dhe zëvendësambasadoren e Austrisë në Kosovë, znj. Eva Elizabeth Michlits.

Fillimisht, ministri Gashi e njoftoi ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon Ministria e Punëve Brendshme. Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe për rëndësinë e forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar.

Me këtë rast, ai e falënderoi ambasadorin Pfandler për përkrahjen që ka dhënë Republika e Austrisë në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizata të sigurisë në: INTERPOL dhe EUROPOL.

EkoHigjiena

Në anën tjetër, ambasadori Pfandler theksoi se qeveria e Austrisë do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.