DYLON

Ministri i MFSK-së takon udhëheqësen e Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën’’

Ministri i MFSK-së takon udhëheqësen e Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën’’
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha në prag të fillimit të aksionit gjithëkombëtar “Ta pastrojmë Kosovën’’, konfirmoi se do i bashkohet nesër kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ditën e fillimit të aksionit.

Kjo u tha sot, gjatë takimit, që ministri Rrustem Berisha zhvilloi në ministri, me zonjën Albena Reshitaj, udhëheqëse Task Forcës së Qeverisë për pastrimin e Kosovës.

Në takimin e ministrit Berisha dhe zonjës Reshitaj u bisedua edhe për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe koordinimin ndërinstitucional të institucioneve dhe agjencive, nga ato qendrore deri në nivel lokal, e sidomos në bashkërendimin e aktiviteteve sa i përket gatishmërisë dhe përgatitjeve që ka zhvilluar Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si pjesëmarrëse direkte në operacione pastrimi me kapacitetet e saja operacionale, me personel dhe makineri teknike.

EkoHigjiena

Gjithashtu, ministri Berisha dhe zonja Reshitaj, biseduan edhe për ditën e fillimit të aksionit, që do të jetë data 15 shtator, duke filluar nga ora 10:00, dhe do të zgjasë deri më 15 dhjetor 2018.

Shtojmë se sot, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama pas vendimit të ministrit Rrustem Berisha, ka urdhëruar të gjitha njësitë për angazhim sipas planit të përgatitur më parë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.