DYLON

Ministri i Mbrojtjes priti në takim u.d. Shefen e Operacioneve Aktuale në Divizionin për Operacione të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes priti në takim u.d. Shefen e Operacioneve Aktuale në Divizionin për Operacione të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim u.d. Shefen e Operacioneve Aktuale në Divizionin për Operacione të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Blanca Hereza.

Me këtë rast, ministri Maqedonci e njoftoi znj. Hereza me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

EkoHigjiena

Ai nënvizoi se vazhdohet me përkushtim koordinimi dhe bashkëpunimi i ngushtë me KFOR-in dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndërsa ritheksoi se objektiv i Republikës së Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO, në mënyrë që vendi ynë dhe FSK të vazhdojnë edhe më fuqishëm të japin kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.