DYLON

Ministri i Mbrojtjes priti në takim Komandantin e Komandës italiane për Operacione të përbashkëta

Ministri i Mbrojtjes priti në takim Komandantin e Komandës italiane për Operacione të përbashkëta
Avatar photo Redaksia

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi sot një takim me Komandantin e Komandës Italiane për Operacione të Përbashkëta, gjenerallejtënant Giovanni Maria Iannucci.

Ky takim vjen në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Italisë, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, u diskutua situata aktuale e sigurisë në vend dhe u theksua rëndësia e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral, me fokus të veçantë në industrinë e mbrojtjes.

Ministri Maqedonci falënderoi gjeneralin Iannucci për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka ofruar Kosovës, veçanërisht përmes kontributit të saj në misionin e KFOR-it, ku Italia është vendi me pjesëmarrjen më të madhe të trupave.

Palët shprehën përkushtimin për të vazhduar angazhimin e përbashkët me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe në rajon. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.