Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mirëpriti Presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mirëpriti Presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e vizitës së saj të parë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës në cilësinë e Presidentes dhe Komandantes Supreme të FSK-së.
Gjatë takimit, Ministri e informoi Presidenten për punën dhe angazhimet e Ministrisë së Mbrojtjes, procesin e zhvillimit dhe modernizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për objektivat dhe prioritetet e Ministrisë në fushën e mbrojtjes.
Ministri Maqeonci i uroi Presidentes Shiroka-Pula suksese gjatë mandatit të Presidentes dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm për të përmbushur objektivat e përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. /2LONLINE/
