DYLON

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci mirepret ne takim gjeneralmajor Stephen Osborn

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci mirepret ne takim  gjeneralmajor Stephen Osborn
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të IOWA-s, gjeneralmajor Stephen Osborn.

Në takim u theksua rëndësia e partneritetit të deritanishëm në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror, si dhe u dakordua për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë trajnimet, stërvitjet e përbashkëta dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Ministri falënderoi gjeneralin Osborn dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur ndaj Kosovës, si dhe për forcimin e ushtrisë sonë.

Bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të IOWA-s mbetet një ndër shtyllat kryesore në ngritjen e kapaciteteve tona operacionale dhe të ndërveprueshmërisë me partnerët strategjikë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.