DYLON

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci mirëpret komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci mirëpret komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Ministri Maqedonci shprehu mirënjohje për trupat e KFOR-it dhe vlerësimin për nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritanishëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në funksion të sigurisë së vendit.

EkoHigjiena

Me këtë rast, gjeneralmajor Ulutaş theksoi se është i kënaqur për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.