Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mbajti sot konferencën përmbyllëse për media, me rastin e përfundimit të vitit 2024. Në këtë ngjarje të rëndësishme ishin të pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli.
Gjatë fjalës së tij, ministri Maqedonci prezantoi të arriturat kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes gjatë këtij viti, duke përfshirë përmirësimin e kapaciteteve ushtarake, modernizimin e pajisjeve dhe forcimin e partneriteteve ndërkombëtare.
Ai gjithashtu ndau planet dhe prioritetet për vitin 2025, duke theksuar rëndësinë e investimeve strategjike dhe zhvillimin profesional të forcave të armatosura. /2LONLINE/