DYLON

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së vizituan Ekipet e ROLE 1

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së vizituan Ekipet e ROLE 1
Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Drejtori i NALT-it, Gjeneral Brigade Thomas Schulte-Borghoff, vizituan dy ekipet mjekësore të FSK-së, të cilat janë në proces të validimit  të kapaciteteve mjekësore Role 1.

Gjatë vizitës, delegacioni u njoftua nga afër me ecurinë e procesit të validimit, përgatitjet profesionale dhe kapacitetet operacionale të ekipeve mjekësore të FSK-së.

EkoHigjiena

Procesi i validimit është duke u realizuar nga Qendra e Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake, që është një hap i rëndësishëm në avancimin e kapaciteteve mjekësore të FSK-së, ngritjen e standardeve profesionale dhe përmbushjen e kërkesave dhe standardeve të NATO-s.

Ky proces dëshmon përkushtimin e FSK-së për zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të saj, ngritjen e ndërveprueshmërisë me vendet aleate dhe avancimin drejt standardeve të NATO-s. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.