DYLON

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së u takuan me komandantin Suprem të NATO-s për Evropë

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së u takuan me komandantin Suprem të NATO-s për Evropë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u takuan me gjeneralin Tod Wolters, komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropë, në takime të ndara.

Në takim, ministri Berisha e informoi gjeneralin Wolters për Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe implementimin e tij në bashkëpunim të ngushtë me aleatët.

Gjithashtu, Ministri e njoftoi Komandantin me theks të veçantë rreth progresit të arritur gjatë 120 ditëve të para të tranzicionit. Forca e Sigurisë së Kosovës edhe me mandatin e ri do të vazhdojë të ndërtohet si forcë profesionale, multietnike dhe e besueshme.

EkoHigjiena

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama gjatë takimit me Komandantin Suprem të NATO-s, gjeneralin Tod Wolters, e ka njoftuar me zhvillimet e FSK-së, të arriturat e përgjithshme si dhe sfidat.

Gjenerali Rrahman Rama me gjeneralin Tod Wolters biseduan edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të NATO-s dhe FSK-së, për zhvillimin e një force profesionale me standarde të NATO-s.

Komandanti Suprem i NATO-s për Evropë, gjenerali Wolters e falënderoi ministrin Berisha dhe komandantin Rama për takimin, për përkrahjen e vazhdueshme për KFOR-in në zbatimin e misionit të tij në Kosovë, dhe ndër të tjera, përsëriti zotimin e NATO-s dhe KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.