DYLON

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së pritën në takim shefin e Operacioneve dhe të Misioneve të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së pritën në takim shefin e Operacioneve dhe të Misioneve të NATO-s
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën sot në takime të ndara, z. Michel Soula – shef i Operacioneve dhe Misioneve të NATO-s, i cili shoqërohej nga drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Michael Oberneyer.

Ministri Berisha, me këtë rast e ka falënderuar, z. Soula, për angazhimin e NATO-s, për paqe dhe siguri në Kosovë, për bashkëpunimin e shkëlqyer me KFOR-in dhe ekipin e NALT-it, për angazhimin dhe interesimin e NATO-s për Kosovën, sigurinë dhe prosperitetin e saj, duke theksuar se Kosova është fuqishëm e përkushtuar ndaj vlerave euroatlantike. Po ashtu ai e njoftoi delegacionin e NATO-s, me aktivitet e Ministrisë së Mbrojtjes me theks të veçantë në procesin e tranzicionit të FSK-së, duke rikonfirmuar se ky proces do të jetë transparent dhe i bashkërenduar me aleatët dhe partnerët tanë strategjik.

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama gjatë takimit me shefin e Operacioneve dhe Misioneve të NATO-s z. Michel Soula, e ka njoftuar atë me të arriturat e fundit të FSK-së si dhe planet e zhvillimit të saj në të ardhmen. Ai po ashtu theksoi se

EkoHigjiena

FSK-ja aktualisht është duke punuar në realizimin e objektivave që dalin nga plani gjithëpërfshirës i tranzicionit. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama shprehi nevojën e thellimit të bashkëpunimit me NATO-n, Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), duke theksuar se FSK-ja është e gatshme që me kapacitetet e tanishme profesionale të jap kontributin e vet përkrah aleatëve në misione paqësore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.