DYLON

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së, nderojnë ushtarët e NATO-s

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së, nderojnë ushtarët e NATO-s
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretarin e përgjithshëm, Faruk Geci, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj dhe oficerë të lartë të FSK-së, me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Prishtinës, bënë homazhe dhe vendosën lule te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it të rënë në Kosovë.

Po ashtu anëtarët e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, bënë homazhe dhe vendosen lule edhe te shtatorja e ish-presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova si dhe te shtatorja e komandantit të orëve të para të UÇK-së, heroit të kombit Zahir Pajaziti.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.