DYLON

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së me rastin e pensionimit pritën në takim lamtumirës Sejdi Gecin

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së me rastin e pensionimit pritën në takim lamtumirës Sejdi Gecin
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me rastin e pensionimit të Sejdi Gecit, Shef i Sektorit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në pritjen e organizuar për këtë rast, për performancën e lartë, përkushtimin dhe kontributin e tij të dalluar në zhvillimin e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes i ndanë Medaljen për “Shërbim të Shquar”.

Duke i dëshiruar pensionim të qetë, shëndet e të mira në jetë, ministri Maqedonci shprehu mirënjohje për angazhimin e tij të pakursyer dhe të pandërprerë në rritjen e bashkëpunimit civilo-ushtarak, që ka qenë kontribut i drejtë për drejtë, në rritjen e besueshmërisë nga qytetarët për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.