DYLON

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së, bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së, bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të manifestimit shtetëror tradicional „Epopeja e UÇK-së“, që mbahet me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike të familjes Jashari, Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për liri, sot ministri i Mbrojtjes Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, të shoqëruar nga zyrtarë të lartë të ministrisë, gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-ë, së bashku me delegacionin shtetëror të kryesuar nga krye parlamentarja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, të shoqëruar nga zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zyrtarë të lartë shtetëror, bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të dëshmorëve tjerë të rënë për liri.

Pas homazheve ky delegacion u pritë në familjen Jashari, nga kryefamiljari Rifat Jashari.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.