DYLON

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK-së bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz
Avatar photo Redaksia

Me rastin 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ministri Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në kuadër të delegacionit shtetëror, bënë homazhe te varri i komandanti legjendar Adem Jashari, në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Po ashtu ngjatë ditës së sotme, në kuadër të delegacionit shtetëror, ministri Berisha dhe komandanti, gjeneral Rama, bënë nderime edhe tek shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Po sot, me rastin e ditës së Shpalljes së Pavarësisë, edhe një delegacion i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, bënë homazhe dhe vendosen lule të freskëta tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari në Kompleksin Memorial në Prekaz.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.