DYLON

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka takuar Ministrin e mbrojtjes të Turqisë, Hulusi Akar

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka takuar Ministrin e mbrojtjes të Turqisë, Hulusi Akar
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të pjesëmarrjes në panairin e teknologjisë ushtarake TEKNOFEST në Stamboll në Republikën e Turqisë, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj sot ka takuar Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, z. Hulusi Akar.

Gjatë takimit ata kanë diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston në mes vendeve tona, bashkëpunim ky që do të thellohet edhe më tej pasi që është duke u punuar në nënshkrimin e marrëveshjes SOFA, marrëveshjes për shkëmbim të personelit dhe marrëveshjen në fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës.

EkoHigjiena

Ministri Akar ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen për ndihmën që Republika e Kosovës i ka ofruar Republikës së Turqisë me rastin e tërmetit. Reagimi ka qenë në një kohë shumë të shkurtër dhe trupat e FSK-së kanë dhënë maksimumin e tyre për të shpëtuar të mbijetuarit.

Turqia mbetet partner i Kosovës në zhvillimin dhe forcimin e ushtrisë tonë.

Gjithashtu, Ministri Mehaj ka zhvilluar takim të përbashkët me Ministrin e Industrive Strategjike të Ukrainës zotin Oleksandr Kamyshin, Ajzerbejxhanit zotin Zekir Hasanov si dhe Ministrin e Mbrojtjes të Burkina Faso zotin Aimé Berthelemy Simporé. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.