DYLON

Ministri i Infrastrukturës priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë

Ministri i Infrastrukturës priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, të premten  ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim njoftues, Abrashi dhe Minxhozi diskutuan për bashkëpunimet e mundshme Kosovë-Shqipëri, në fushën e infrastrukturës dhe transportit.

Mes të tjerash, u theksua nevoja për bashkëpunim ndërkufitar, hapjen e pikave të reja kufitare dhe mundësia e investimeve në portin e Durrësit, në veçanti në pjesën e cila do të shfrytëzohej në mënyrë ekskluzive nga Kosova.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.