/2L ONLINE/ – Në fshatin Kabash të Vitisë, konkretisht në rrugën “Gashët” është bërë sot përurimi i asfaltit të kësaj rruge e cila është bashkëfinancuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe nga Komuna e Vitisë ku vlera e tërësishme është rreth 47.000 euro.
Në ceremoninë e përurimit të kësaj rruge përveç kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë marrë pjesë edhe Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe zëvendësi i tij Fehmi Mujota si dhe disa banor të fshatit Kabash.
Po ashtu gjatë ditës së sotme Ministri Zharku dhe Kryetari Haliti të shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tyre kanë vizituar edhe rrugën e riparuar që lidhë Vitinë me fshatin Letnicë. Ata po ashtu kanë qenë edhe fshatin Stubëll, konkretisht në Shkollën Muze si dhe janë takuar me disa banorë të këtij fshati ku kanë bashkëbiseduar rreth infrastrukturës rrugore të fshatit Stubëll.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti pas ceremonisë së përurimit të asfaltimit të rrugës “ Gashët” ka falënderuar Ministrinë e Infrastrukturës për financimin e kësaj rruge e cila është e rëndësishme edhe për fshatrat për rreth saj.
“Me lejoni të falënderoj Ministrinë e Infrastrukturës, ministrin aktual dhe ish ministrin për ndihmën në finalizimin e projektit të shumë pritur që shërben edhe për shumë lagje të tjera” u shpreh Haliti.
Ai ndër tjerash falënderoj ministrinë për punën e bërë në asfaltimin e rrugës Viti, Raminishtë dhe Letnicë si dhe rreth projektit të rivitalizimit të rrugëve magjistrale që pritet të fillojnë në ditët në vijim si ajo Gërlicë-Viti dhe Kllokot.
Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë do të bashkëpunoj me këtë ministri në të mirën e qytetarëve . Ndërkaq Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku tha se ai sot nuk është në Kabash vetëm për të bërë përurimin e kësaj rruge por edhe për të mbështetur projektet e tjera në fushën e infrastrukturës.
“Sot nuk jemi këtu vetëm për të bërë përurimin e një rruge por në parim për të dhënë një mbështetje në projektet tjera që i keni. Javën e kaluar ne e kemi nënshkruar kontratën për rehabilitimin e rrugës prej Gurëzit deri në Kllokot si dhe prej Ferizajt deri në Kllokot dhe besoj që prej javës në vijim ose deri në Gusht , do të shihni makineritë që do të bëjnë rivitalizimin e këtyre rrugëve” u shpreh Ministri Zharku.
Po ashtu gjatë ditës së sotme Ministri Zharku dhe Kryetari Haliti të shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tyre kanë vizituar edhe rrugën e riparuar që lidhë Vitinë me fshatin Letnicë. Ata po ashtu kanë qenë edhe fshatin Stubëll, konkretisht në Shkollën Muze si dhe janë takuar me disa banorë të këtij fshati ku kanë bashkëbiseduar rreth infrastrukturës rrugore të fshatit Stubëll. /2L ONLINE/