Ministri i FSK-së zoti Haki Demolli, priti dje në orët e pasdites, Dr. Evelin Farkash (EvelynFarkas) Zëvendës Asistente e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-ve. Ai në emër të Ministrisë së FSK-së, Qeverisë dhe popullit të Kosovës shprehu mirënjohje dhe falënderime për Departamentin e Mbrojtjes dhe SHB-të për ndihmën e dhënë dhe për bashkëpunimin kaq të gjerë dhe intensiv. Ministri Demolli e njoftoi zonjën Farkash me fushat dhe shkallët e nivelit të bashkëpunimit në mes të Departamentit të Mbrojtjes, Ushtrisë së SHBA-së me MFSK-në dhe FSK-në.
Duke vlerësuar lartë këtë bashkëpunim ai theksoi ‘Partneritetin për Paqe’ që ka FSK-ja me Gardën Kombëtare të Ajovës. Fushat e bashkëpunimit janë të shumta si në; programe dhe projekte të ndryshme, trajnime, edukimi, donacione materiale dhe financiare si dhe kontributi përmes ekipeve këshilluese për shumë fushatë rëndësishme. Me këtë rast ministri Demolli njoftoi mysafiren nga SHBA-të edhe me fushën e bashkëpunimit regjional dhe bilateral me të gjitha shtetet që kanë shpreh gatishmërinë, deri tek ushtrimet e përbashkëta dhe fusha tjera të bashkëpunimit me interes të dyanshëm.
Ai po ashtu e vlerësoi edhe pjesëmarrjen e MFSK-së dhe FSK-sënë nismat regjionale të sigurisë, me dëshirën për të dhënë edhe më shumë kontribut në forcimin e sigurisë së përbashkët.Çështje me rëndësi ishte edhe njoftimi i dr. Farkash edhe me procesin e transformimit të FSK-së nëForca të Armatosura të Kosovës (FAK) dhe sfidat aktuale që ekzistojnë me procedurat kushtetuese dhe parlamentare të aprovimit të amendamenteve që kanë të bëjnë me këtë transformim dhe procedimit të projekt Ligjit për Transformimin e FSK-së në FAK.
Në fjalën e tij Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama e njoftoi zonjën Farkash me të arriturat në FSK-së, me procesin e përgatitjeve për transformim, sidomos në ato fusha që nuk kanë të bëjnë me vendime politike, për të pritur këtë proces sa më tëpërgatitur, përçka si ministri dhe FSK edhe e kemi themeluar edhe Departamentin për Transformim.
Me këtë rast Dr Farkash shprehi kënaqësinë e saj me zhvillimet në FSK, me punën që është bërë në përgatitjet për transformim dhe shkallën e gjerë të bashkëpunimit tëshumanshëm korrekt dhe konstruktiv, duke theksuar se Partneriteti për Paqe (PpP) mund të jetërruga e ecjes përpara drejtë bashkëpunimit me NATO-n.Është me rëndësi që ju të punoni sa mëshumë për shtyrjen përpara tëagjendës së transformimit, e cila do të hapë rrugë dhe mundësi mëtë mëdha bashkëpunimi, si në planin bilateral po ashtu edhe në atë multilateral.
Në takim ministri i FSK-së Haki Demollishoqërohej edhe nga; Fadil Gashi zëvendësministër i FSK-së, Muhamet Latifi zëvendësministër i FSK-së, Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant RrahmanRama, Gjeneral brigade Zymer Halimi – Drejtori i Drejtorisë për Operacione në MFSK, XhevdetHalili – Shefi i Kabinetit të ministrit, Kolonel Ilir Qeriqi – Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri dhe Major Berat Shala – Asistent i Komandantit ë FSK-së.
Nga ana e saj Dr. Evelin Farkash shoqërohej edhe nga; Gjeneral brigade Viliam Hall (William Hall) –nga Komanda e Bashkuar për Evropë, nënkolonel Xhekob Kandelaria (Jacob Candelaria)- nga Komanda e Bashkuar për Evropë, Melisa Henlon (Melissa Hanlon) – nga Zyra e Sekretarit të Mbrojtjes, Shon Krovlej (Shawn Crowley) –Këshilltar për çështje politike dhe ekonomike nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, kolonel Anthoni Bats (Anthony Butts) Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, majori Juan Murillo Atashe Ushtarak i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë dhe major Adam Girouks (Adam Giroux) nga Zyra e Bashkëpunimit të Mbrojtjes e Ambasadës së SHBA-ve nëPrishtinë.