DYLON

Ministri i FSK-së takon Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës

Avatar photo Redaksia

Ministri i FSK-së Haki Demolli priti në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA) gjeneralin Timothy Orr, i cili shoqërohej nga kolonel Anthony Butts atashe ushtarak i SHBA-ve në Prishtinë dhe kolonel Thoms Staton këshilltar i Ekipit Këshillues të NATO-s në MFSK.

Ministri Demolli falënderoi komandantin Orr, për kontributin e madh që ka dhënë SHBA-ja për Kosovën, dhe veçanërisht shteti i Ajovës përmes programit të ‘Partneritetit për Paqe’. Marrëveshja e bashkëpunimit përmes programit të ‘Partneritetit për Paqe’, ka vetëm një përfitues e ai është Kosova, konkretisht FSK. Ministri Demolli e vlerësoi lartë bashkëpunimin e mirë dhe shumë intensiv në mes të GKA dhe FSK-së, në fushat e posaçme si; trajnime, shkollim, donacion, programe të posaçme dhe këshillime. Po ashtu edhe në fazën e transformimit të FSK-së në FAK, ndihma e Gardës Kombëtare të Ajovës është shumë e dobishme.

EkoHigjiena

Komandanti Orr nga ana e tij, u shpreh se ndjehet shumë krenarë me marrëveshjen e bashkëpunimit të ‘Partneritetit për Paqe’ mes Gardës Kombëtare të Ajovës dhe FSK-së, dhe këtë bashkëpunim e vlerëson prej partneriteteve më të suksesshme. Ai tha së është i kënaqur me punë dhe përparimet që ka arritur FSK-ja, duke premtuar se ndihma e Gardës Kombëtare të Ajovës nuk do të mungojë asnjëherë për FSK dhe Kosovën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.