DYLON

Ministri i FSK-së takoi ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Haki Demolli, priti sot, në një takim zyrtar ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z. Laszlo Markusz. Me këtë rast, Ministri Demolli e njoftoi ambasadorin e Hungarisë z. Markusz me të arriturat e FSK-së, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rajonal që ka FSK-ja, duke u fokusuar në veçanti me përgatitjet rreth transformimit të FSK-së, në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Gjatë takimit, Ministri Demolli theksoi bashkëpunimin e mirë që ka Kosova me Hungarinë si dhe në kuadër të këtij bashkëpunimi shtroi nevojën për thellimin e bashkëpunimit të MFSK- FSK-së me Ushtrinë e Hungarisë si dhe përcaktimin e fushave përkatëse, me interes të dyanshëm, të bashkëpunimit.

EkoHigjiena

Nga ana e tij, ambasadori i Hungarisë në Kosovë, z. Laszlo Markusz shprehi kënaqësinë për pritjen që iu bë nga Ministri Demolli. Ai premtoi angazhimin e tij për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dyja shteteve, në veçanti në mes Ushtrisë së Hungarisë dhe FSK-së.

Në takim morën pjesë; shefi i Kabinetit të Ministrit, z. Xhevdet Halili dhe sekretari i parë i Ambasadës së Hungarisë në Kosovë, z. Imre Vekas-Kovacs.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.